ARGËTIM

BO BOWLING

Bo Bowling! Vendi ku argëtimi dhe sfida bashkohen

Ambienti modern dhe i përshtatshëm është i dizajnuar për të siguruar që të gjithë vizitorët të ndihen të kënaqur dhe të shijojnë çdo moment në qendrën Bo Bowling. Bo Bowling ka 12 pista bowlingu të përshtatshme për lojtarët e të gjitha niveleve, duke ju ofruar mundësinë për të sfiduar miqtë dhe familjen tuaj në një atmosferë argëtuese dhe miqësore. Në Bo Bowling e keni mundësinë poashtu të luani pikado, lojëra të ndryshme të biliardos dhe sallën karaoke. Stafi ynë i kualifikuar dhe i përkushtuar është gjithmonë në dispozicion për t'ju ndihmuar dhe t'ju ofrojë udhëzime, veçanërisht për ata që fillojnë për herë të parë.

First slide
First slide
First slide
First slide
First slide

PLANIMETRIA - Kati 3


CINEPLEXX

Kinemaja e parë multiplex në Kosovë

Cineplexx ofron një shirit të gjerë të filmave për të gjitha moshat dhe shijet. Nga emocionet e filmave aksion, deri te magjia e filmave fantazi, deri te romancat e pabesueshme dhe aventurat e humorit, kemi diçka për të gjithë.

Programi i tyre tërheqës i projeksioneve në mbrëmje dhe në orët e pasdites, është sigurisht një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohën e çmuar me familjen, miqtë apo partnerin tuaj. Takohuni me miqtë tuaj, shijoni popcorn-in e freskët dhe merrni vendet tuaja në sallat tona të përkryera.

First slide
First slide
First slide
First slide
First slide

PLANIMETRIA - Kati 3


Playland

Vendi magjik për argëtim dhe kënaqësi

Në Playland, fëmijët gjejnë një oaz të argëtimit, ku lojërat dhe aventurat emocionuese po i presin të eksplorojnë. Këtu, fantazia e tyre merr jetë, dhe ndjenjat e kënaqësisë s'kanë kufij. Playland është një vend i veçantë ku fëmijët e të gjitha moshave shkrihen në një botë të magjishme, të plotë me buzëqeshje dhe zbavitje.


Në Playland, siguria është e parë dhe personeli i përkushtuar do t'i kujdeset fëmijëve me kujdes dhe dashuri, duke i bërë ata të ndjehen të lumtur dhe të sigurt. Këtu, fëmijët mund të bëhen miq të rinj, të shkëmbejnë shpirtin e aventurës dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme së bashku me familjen dhe shoqërinë e tyre.

First slide
First slide
First slide
First slide
First slide

PLANIMETRIA - Kati 3